Tre plumba në bark e një në kofshë, si është gjendja e shqiptarit që tentoi të grabiste bankën në Athinë dhe u plagos nga policia

Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Athinë, gjatë një tentative për të grabitur një bankë.

Shqiptari kreu grabitjen në një filial banke dhe u largua me para, teksa punonjësit njoftuan policinë.

Në momentin që ai doli nga dega e bankës, një punonjës policie jashtë detyr3s dhe sigurimi i bankës kanë filluar ta ndjekin.

Ndërkohë, pasi kishin mbërrtur edhe fektivë të tjerë të policisë, shqiptari dyshohet se ka sulmuar me thikë një prej tyre. Ky i fundit përdori armën e shërbimit dhe e plagosi shqiptarin .

Mësohet se ai ka marr katër plumba, tre në bark dhe një në kofshë. 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku u intubua dhe po i nënshtrohet operacionit.

 

 


Shtuar 1.08.2023 12:12