Tre kryebashkiakë brenda ditës në GJKKO

Sot, 26 qershor, duket se është  dita e gjyqeve të ish-kryebashkiakëve.

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili u arrestua të shtunën me urdhër të SPAK, do të dalë sot par Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë.

Ndaj Gjicit rëndon akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videoskandalin e plotë seksual ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma K., dilte në pah biseda e tij me të, për një tender për sterilizimin e qenve.

Gjici me këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij. Pas arrestimit të Safet Gjicit, është lënë në “Arrest Shtëpie” gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, kërkoi sot të lirohet pasi pretendon se vuan nga probleme shëndetësore. Gjatë seancës avokatët dorëzuan akt-ekspertiza megjithatë nuk ishte e mundur të dilej në një konkluzion e për këtë arsye seanca u shty sërish. Seanca e radhës nga gjykata u la në 29 korrik orën 13:30.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me një tender me vlerë afro 3 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në lagjen e vjetër të Bulqizës.

GJKKO rrëzoi gjithashtu sot kërkesën e Fredi Belerit për të dalë nga qelia për t’u betuar si kryatr bashkie në Himarë.
Beleri i cili akuzohet për blerje votash, kërkoi leje nga Drejtoria e Burgjeve, SPAK e GJJKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në ora 11.00.

Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit . Nëpërmjet avokatëve të tij, Beleri ka kërkuar më të shpallë të paligjshme përgjimet audio dhe video në vende private, të bëra me urdhër të Prokurorisë dhe që u konsideruan të ligjshme më pas edhe nga Gjykata e Vlorës./albeu.com/