Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës sipas të cilit pa tre doza të vaksinës dhe test PCR nuk mund të hysh në Kosovë.
Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës.
“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës”, ka shkruar Hoti.
Ai ka shtuar se vendimi duhet të ndryshohet menjëherë./albeu.com/