Trazirat para takimit të Bashës me demokratët, kryetari i degës në Fier: I nxiti komunisti Berisha

Pasi protestuesit e Berishës e pritën kryedemokratin me thirrjet “Basha ik”, ka reaguar kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj.

Nga takimi që Basha po zhvillon në Fier, gjatë fjalës së tij, ai tha se personat që po protestonin kundër Bashës i ka nxjerrë ish-kryeministri Sali Berisha.

Kapllanaj deklaroi se Berisha ka marrë në telefon një ditë më parë, ish-kryetarin e degës së PD-së, duke i kërkuar që të prishë takimin e Bashës.

Ai shtoi se Berisha ka qenë një ish-komunist i vjetër që sipas tij i ka shërbyer atij sistemi dhe nuk mund të jetë kurrësesi e ardhmja.

“Kë prej jush e ka dërguar Edi Rama, asnjë, do të thotë se këtu janë demokratët e vërtetë ata që duan Shqipërinë, PD të ardhmen e këtij vendi ata që duan që fëmijët e tyre ti rrisin këtu”.

Basha është pritur me një protestë nga disa mbështetës të Berishës përpara fillimit të takimit me demokratët. Kapllanaj tha se ata janë nxjerrë aty nga ish-kryeministri Berisha. Gjatë fjalës së tij në takimin në Fier, Kapllanaj deklaroi se Berisha ka marrë në telefon një ditë më parë, ish-kryetarin e degës së PD-së, duke i kërkuar që të prishë takimin e Bashës.

20 veta përtej që bënin thirrje për dhunë unë i mirëkuptoj, një pjesë e tyre ishin të detyruar për dhunë. Mbrëmë në 11 të natës Berisha ka marrë ish-kryetarin e PD dhe i ka thënë se dua ti nxjerrësh se s’bën nesër e të prishësh takimin e demokratëve. Një pjesë e tyre do të rikthehen se është dera e hapur dhe të kontribuojnë për PD.

Nëse sot janë kaq shumë këtu dhe nesër do të jenë më shumë, një pjesë janë në sallë këtu sepse nuk janë një pjesë e zhurmës e atyre që shajnë dhe fyejnë. Unë Berishës nuk ia fal 8 janarin, unë një pjesë i kam pasur miq tani s’janë më miqtë e mi, ata që tentuan të na vrasin brenda s’mund të jenë më demokratë. Nga ata unë jam ndarë përgjithmonë, ata janë shumë pak”, tha ai./albeu.com/

Shtuar 16.01.2022 13:05