“Transporti për fëmijët mbetet një sfidë”, Kushi: Po punojmë për rimbursimin e biletës. Abetarja e përbashkët krenari

Në ministrinë e Arsimit dhe Sportit ditën e sotme po zhvillohet prezantimi i arritjeve të kësaj ministrie si dhe ministrisë së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët gjatë viti 2022.

Gjithashtu në focus të diskutimeve kanë qenë objektivat e vitit 2023.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se  transporti për fëmijët mbetet një sfidë dhe po punojnë për rumbursimin e biletës.

Kushi: Është sfida jonë. Kemi hapa pozitivë por ka ende shumë punë sepse jo në të gjitha zonat periferike mbulohet shërbimi i transportit që të ketë një mjet që ofron shërbimin. Ne i rimburojmë familjet dhe ata gjejnë zgjidhje alternative. Qëllimi të garantojmë trasportin për nxënësit.

Ne rritëm rimbursimin e biletës së transportit për nxënësit sepse çmimi ishte jo i i leverdisshëm për operatorët kështu që rritja e çmimit që ne mbulojmë i nxit më shumë. Ky vendim që kemi marrë presim të ketë më shumë impakt. Jemi të fokusuar te ky proces sepse është i lidhur ngushtë në klasat kolektike.

Të transferohen drejt shkollave ku mësojnë në kushte normale. Por në rast se ka mundësi transporti, janë të detyruar të jenë në shkolla ku nuk ofrohet mundësia më e mirë.

Ndër arritjet e vitit 2022, Kushi përmendi Abetaren e përbashkët, të cilën e cilësoi një krenari.

Kushi:  Abetarja e përbashkët unike, krenari e Ministrisë sonë dhe të Kosovës. Kemi një tekst të ri dhe unik për shkollat në Shqipëri dhe Kosovë, i cili është përshtatur me kushtet e reja. Vitin e ardhshëm duam që kjo abetare të jetë në të gjitha trevat shqipfolëse. Në Maqedoninë kjo ka nisur që kët vit./Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 11:04