Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Sipas burimeve bëhet me dije se një traktor është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit dhe më pas edhe drejtuesi i traktorit.
Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla janë dy viktimat e aksidentit tragjik.
Arjan Xhuti ishte drejtuesi i motorit dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ndërsa Hatixhe Kulla ishte pasagjere në traktor.
Gjithashtu bëhet me dije se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/