Trajleri përplaset me fuoristradën në tunelin Tiranë-Elbasan (VIDEO)

Një aksident i rëndë kka ndodhur paraditen e sotme në tunelin Tiranë-Elbasan.

Sipas burimeve, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një fuoristradë me rimorkjo dhe një maune. Raportohet se deri më tani nuk ka pasur persona të plagosur por vetëm tronditje dhe dëme materiale.

Si pasojë e këtij aksidenti në tunel janë krijuar radhë të gjata trafiku. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 12:21