Tragjike, treni tërheq zvarrë dy të mitur, ndërron jetë 10-vjeçari në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë mbrëmjen e djeshme.

Dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeç janë përplasur dhe janë tërhequr zvarrë nga një tren.

Për fat të keq njëri prej tyre, djali 10 vjeçar ndërroi jetë si paosjë e plagëve të rënda, ndërsa fëmija tjetër ndodhet në spital, shkruan Bild.

Policia njoftoi në mëngjes së 9-vjeçari ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Siç raporton gazeta gjermane, aksidenti ka ndodhur mes dy stacioneve, ku një tren mallrash ka goditur dhe ka tërhequr zvarrë fëmijët për qindra metra.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë./albeu.com/


Shtuar 3.02.2023 09:29