Tragjike, po udhëtonte me avion nga Stambolli në New York, vdes 11-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjatë një fluturimi të linjës “Turkish Airlines” nga Stambolli në New York.

Një 11-vjeçar ka ndërrur jetë teksa po udhëtonte me avion. Mediet e huaja shkruajnë se fëmija nuk ndihej mirë gjatë udhëtimit dhe se para se të vdiste humbi ndjenjat.

Avioni bëri ulje emrgjente në aeroportin e Hungarisë për t’i dhënë ndihmë fëmijës, por për fat të keq 11 vjeçari nu kia doli të mbijetonte. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, ai ndërroi jetë.

Mendohet se 11-vjeçari ishte një shtetas amerikan me aftësi të kufizuara dhe po udhëtonte me familjen e tij.

Një zëdhënës nga aeroporti tha: Shërbimi Mjekësor i Aeroportit (AMS), shërbimi mjekësor që vepron në Aeroportin Ndërkombëtar Ferenc Liszt, u përpopq të ringjallte fëmijën. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, fatkeqësisht jeta e tij nuk mund të shpëtohej. Avioni vazhdoi udhëtimin e tij drejt destinacionit të tij, New York.

Zyrtarët nuk kanë komentuar mbi shkakun e vdekjes.

/albeu.com/