Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 4,385 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori kur nisi konflikti Izrael-Palestinë.
Tragj është fakti që 1756 të vrarë janë fëmijë.
Sakaq, imazhet e publikuara nga BBC tregojnë ndikimin e sulmeve ajtore në lagjen Al Zahra të Gazës, të enjten mbrëma.
Një sipërfaqe e madhe e lagjes, e përbërë nga rreth 25 kulla banimi, është shkatërruar.
Izraeli u tha të gjithë civilëve që jetonin në veri të luginës së lumit Ëadi në Gaza të evakuoheshin brenda 24 orësh një javë më parë.
Banorët e Al Zahra, e cila ndodhet në jug të qytetit të Gazës, “zbatuan” urdhrin, dhe qindra mijëra njerëz u larguan drejt qyteteve jugore si Khan Younis.
Ata që mbetën në Al Zahra morën mesazhe paralajmëruese izraelite përpara sulmeve, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
BBC ka konfirmuar se këto fotografi janë bërë në lagjen Al Zahra duke krahasuar paraqitjen e ndërtesave me imazhet satelitore të mëparshme.
Fotot satelitore të marra të enjten tregojnë gjithashtu këto kulla në këmbë, duke konfirmuar se ato u shkatërruan midis të enjtes mbrëma dhe mëngjesit të së premtes.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë të premten se kishin sulmuar “mbi 100 objektiva operacionale të organizatave terroriste në Rripin e Gazës” gjatë natës së të enjtes, 19 tetor.
BBC i ka kërkuar IDF-së koment mbi atë që ishte shënjestruar konkretisht në Al Zahra, por ende nuk ka marrë një përgjigje./Albeu.com