Tragjike! Humbin jetën mes flakëve dy persona në Borsh

Dy persona kanë humbur jetën pas flakëve të zjarrit në Borsh. Mësohet se ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Banesa e dy personave të moshuar, të cilët janë ende të paidentifikuar, u përshi nga flakët, duke lënë pas viktima dhe dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Borsh/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Shtuar 19.02.2022 10:32