Një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut është djegur në një autostradë në Bullgari dhe për pasojë kanë vdekur 45 persona. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, njoftoi një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme bullgare.
Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë, raporton agjencia bullgare e lajmeve BGNES.
Në autobus ndodheshin 52 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
7 personat që arritën të mbijetonin nga aksidenti u dërguan në urgjencën e spitalit të Sofjes, tha për BTV Nikolai Nikolov, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgare.
Albeu.com do ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjajeje tragjike./albeu.com