Tragjedia shqiptare në Bullgari, reagon Filipçe: Po punohet në kryerjen e analizave të ADN-së

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, është shprehur se po punohet për kryerjen e analizave të AND-së të viktimave nga aksidenti.

Ministri ka bërë me dije se pritet përgjigja e analizave të ADN-së për të filluar transportin e trupave të viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

“Po punohet intensivisht që të kryhen analizat e ADN-së, atë janë duke e bërë kolegët në Bullgari, kolegët nga Instituti i mjekësia ligjore janë në kontakt të përditshëm, ajo është diçka që duhet të kryhet sot, ose më së voni nesër, pas çka do të organizohet transporti i viktimave”, tha Filipçe.

Në aksidentin në Bullgari jetën humbën 45 persona, ndërsa 7 u lënduan./albeu.com/

 


Shtuar 1.12.2021 13:49