Tragjedia në spitalin e Tetovës, Rama: Ngushëllimet më të thella familjarëve!

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Tetovë ku u shkrumbua spitali anti covid dhe mori jetë 14 shtetasve.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimët për humbjen e jetëve në spitalin e Tetovës.

Duke e quajtur një tragjedi atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, Rama shkruan se u përcjell një përqafim vëllazëror komunitetit tetovar dhe të gjithë popullit Maqedonas të Veriut.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES  dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja. /albeu.com/

 


Shtuar 9.09.2021 08:24