Tragjedia në Potam, Grida Duma: S’ka siguri detare, plazhet si shkretëtirë

Sot po mbahet seanca plenare në Kuvend, në të cilën ka marrë fjalën edhe deputetja Grida Duma ku ka hedhur akuza ndaj mazhorancës duke thënë se nuk ka krijuar siguri detare duke përmendur kështu edhe tragjedinë në Potam.

Ajo u shpreh se bregdeti shqiptar nuk ka jetë detare, por i ngjan një shkretëtire.

“Mazhoranca përmenden sigurinë detare. Mendova se siguria jonë detare, janë si shkretëtirë ranore, se nuk ka jetë detare. Ka një murë betoni dhe një det si shkretëtirë e pa gjalluar. Shikoni Durrësin, nuk ka jetë detare” tha Duma.

Mes të tjerash Duma ka përmendur edhe tragjedinë që ndodhi këtë verë në Potam, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një skaf që drejtohej nga një polic.

“Siguria detare thoni, por një 7 vjeçare në Potam humb jetën se nuk ka siguri qeveritare. Ende nuk është mbajtur një minutë heshtje për këtë ngjarje. Thoni Reforma në Drejtësi, por ministri është vetëm bishti që thur lavde. Tragjedi ajo atje në Potam.”

“Sa herë flisni për Reformën në Drejtësi. Kam mbrojtur ish eksponentë të Opozitës. Mirënjohja është virtyt i keq në politikë. Vijoni me hipokrizi. Reforma në Drejtësi për Mazhorancën ishte me shtysë të madhe të Ndërkombëtarëve.” tha Duma./albeu,.com


Shtuar 22.09.2022 11:10