Tragjedia në Larisa pas përplasjes së trenave, lirohet përgjegjësi i stacionit

Gjykata vendosi të lirojë përgjegjësin e stacionit të trenit të Larisës, Vassilis Samaras, i cili akuzohet si shkaktar i tragjedisë së Tempit ku humbën jetën më tepër se 57 persona, mes të cilëve edhe 6 shtetas me origjinë shqiptare.

Ai është lënë në liri me kusht dhe i ndalohet dalja nga Greqia. Gjithashtu është i detyruar të paraqitet dy herë në muaj në komisariatin vendor dhe të paguajë një garanci prej 10 mijë eurosh.

Të pyetur nga gazetarët për psikologjinë e stacionistit, avokatët e tij janë përgjigjur se është “e vështirë” dhe ai ndihet i “shkatërruar”, por siç theksuan ata, tani e tutje po përpiqet të vazhdojë jetën e tij./Albeu.com/


Shtuar 27.03.2023 16:44