Tragjedia në Itali ku mbeti i pajetë 4-vjeçari shqiptar, familja sapo kishte hyrë në apartamentin e ri

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Itali ku mbeti i pajetë 4-vjeçari me orgjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, familja shqiptare kishte vetë pak orë që kishte hyrë në apartamentin ku ndodhi tragjedia. Familja Tila, nëna Nertila dhe babai Genci, me tre fëmijët, Aron më i vogli, pak më shumë se 4 vjeç, mbërritën në ndërtesë vetëm të hënën në mbrëmje. Fillimisht ata jetonin në Torino, por vetëm pak kohë më parë ishin vendosur atje.

Sipas dëshmisë së familjarëve çifti donte të transferohej në apartament pasi aty banonin dhe disa të afërm të tyre, por kur Genci pa shtëpinë 16 m2 mbeti i zhgënjyer pasi tha se nuk mund të jetonin 5 veta në një dhomë, kështu që edhe pse ishte natë ai mori dy fëmijët e mëdhenj i hipën makinës dhe shkuan për të fjetur diku tjetër. Nertila dhe 4-vjeçari Aron fjetën në divanin e vetëm që ndodhej në shtëpi.

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e djeshëm si pasojë e një rrjedhje gazi dhe zhurmat e shembjes janë ndjerë deri në rrethin Madonna di Campagna. Ndërtesa kishte 6 apartamente dhe në të strehoheshin familje me origjinë shqiptare dhe rumune. Një burrë arriti të shpëtohej dhe të nxirrej nga rrënojat nga ekipet e kërkim- shpëtimit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar ndërsa një 22-vjeçar ka pësuar diegie të rënda në 50% të trupit./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 13:16

Tags: