Kryeministri Rama ka reaguar pas tragjedisë në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme dhe deri tani raportohet për 38 viktima e 66 të plagosur. Rama i është bashkuar kombit grek në lutjet e tyre dhe ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.
Rama: Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave.
So sad to hear about the loss of lives and the many wounded people on the last night tragic accident in Greece! We feel the pain of our dear neighbours in such a heavy hour for their nation and join them in their prayers and in the condolences to the families of the victims?????
— Edi Rama (@ediramaal) March 1, 2023
Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe janë plagosur 66 të tjerë.
Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.
Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme./Albeu.com/