Me shpejtësi “rrufe”, pa patentë e me makinë “borxh”, momenti i frikshëm kur shqiptari përplas për vdekje motoristin në Selanik (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e aksidentit të frikshëm në Greqi, ku një 21-vjeçar përplasi për vdekje shpërndarësin e picave.

Makina me të cilën lëvizte shtetasi shqiptar ishte me shpejtësi mjaft të madhe dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme shpërndarësit të picave.

Disa kalimtarë që ndodheshin në rrugë nxitojnë për t’i dhënë ndihmën e parë personave të përplasur por 47 vjeçari humb jetën në vend.

Raportohet se shqiptari makinën me të cilën udhëtonte me shpejtësi të madhe e kishte marrë hua tek kushëriri i tij. Ndërkohë ai raportohet se nuk ka patentë për të ngarë makinën madje pas testeve rezultoi se ishte i dehur.

Fillimisht shqiptari u larguar nga vendi i ngjarjes por më pas u rikthye ku edhe u vu në pranga nga policia greke. Në disa media greke raportohet se përveç shkeljeve të tjera shqiptari kishte thyer edhe semaforin e kuq, duke shkaktuar më pas aksidentin me vdekje./albeu.com/