Tragjedia me 14 të vdekur në Itali, arrestohen tre persona

Tre persona u arrestuan mëngjesin e sotëm pjesë e një hetimi mbi shkakun e aksidentit tragjik të teleferikut në Italinë veriore, ku humbën jetën 14 persona, përfshirë dy fëmijë, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Të dielën, kabina e një teleferiku që lidhte qytetin e Streza, në brigjet e Liqenit Maggiore, me malin Motarone, ra nga qindra metra lartësi, duke vrarë të gjithë personat që ndodheshin në të. I vetmi i mbijetuar i tragjedisë është një fëmijë 5-vjeçar, i një familje me origjinë nga Izraeli.

Teleferiku Stresa-Motarone transporton turistët nga qyteti në brigjet e liqenit në një lartësi prej 1300 metra, në krye të malit Motarone, dhe udhëtimi zgjaste 20 minuta.

Teleferiku Streza-Motarone u rihap kohët e fundit , pas heqjes graduale të kufizimeve për shkak të pandemisë Covid-19.

Maja e Motarone është një destinacion popullor për turistët, pasi ka një pamje panoramike të Liqenit Maggiore dhe Alpeve.


Shtuar 26.05.2021 09:51