Tragjedia e dytë në familje, flet vëllai i 14-vjeçarit: Dje e lashë në gjumë, më pas gjeta rrobat e tij në breg

Prej paradites së djeshme vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 14 vjeçarit që dyshohet së është mbytur në lumin Seman, teksa paraditen e sotme i janë bashkuar edhe polumbarët e RENEA-s.

Vëllai 14-vjeçarit është shprehur për mediat se ditën e djeshme e ka lënë në gjumë vëllain, por pasdite ka gjetur rrobat e tij në bregun e lumit, teksa shprehet se nuk e di se çfarë ka ndodhur me të vëllain.

“Dilnim bashkë për të peshkuar, dje e lashë në gjumë dhe vetë dola. Pasdite gjeta rrobat e tij në breg të lumit. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Këtu vinim bashkë për peshk dhe në një vend tjetër”, tha i vëllai.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës kjo është tragjedia e dytë në këtë familje, pasi edhe 12 vite më parë një tjetër djalë i familjës është mbytur./albeu.com