Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën sot në një aksident të rëndë të ndodhur në Kurbnesh të Mirditës.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se automjeti doli nga rruga dhe ra në një greminë të thellë. Si pasojë e dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga përplasja, një prej personave që ndodhej në mjet ndërroi jetë në vendngjarje.
Të lidhura
None found
Dy personat e tjerë të lënduar u nxorën nga automjeti dhe u dërguan me urgjencë në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Po vijojnë veprimet procedurale për të përcaktuar plotësisht dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e mjetit nga rruga.
