Policia ka dhënë informacionet e para zyrtare mbi aksidentin e rëndë që tronditi pasditen e sotme zonën e Mirditës, konkretisht segmentin rrugor që lidh Lurën me Rrëshenin, pranë fshatit Kurbnesh.
Nga hetimet paraprake rezulton se në timonin e mjetit që humbi kontrollin dhe doli nga karrexhata ndodhej shtetasi A. K., rreth 20 vjeç. Për pasojë, i riu që udhëtonte si pasagjer, i identifikuar si C. N., gjithashtu rreth 20 vjeç, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Të lidhura
None found
Të plagosur nga përplasja e fortë kanë mbetur vetë drejtuesi i automjetit, A. K., dhe një pasagjer tjetër, një adoleshent rreth 15 vjeç. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, dy të lënduarit u evakuuan me urgjencë nëpërmjet helikopterit drejt Spitalit Universitar të Traumës në kryeqytet, për të përfituar trajtim të specializuar.
