Një i ri nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën duke u larë në liqenin e Komanit pasditen e sotme.
Policia bëri të ditur paraprakisht se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30 në zonën e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Të lidhura
None found
Shtetasi kosovar me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej pranë liqenit me disa shokë. Ai hyri në ujë për t’u larë, por dyshohet se u mbyt.
Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur e dokumentuar plotësisht rrethanat e incidentit të rëndë.
