Tragjedi në Itali, 8-vjeçari merr armën dhe vret nënën me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë në Itali. Një grua u gjet e vrarë brenda shtëpisë.

Ngjarja ndodhi në Ariano Polesine (Rovigo).

Sipas hetimeve, gruaja është qëlluar aksidentalisht nga djali i saj 8-vjeçar.

Sipas hetuesve, fëmija hyri në shtëpi duke mbajtur armën e pronarit në dorë dhe goditja qëlloi fatale për nënë e tij. I mituri gjeti rastësisht armën që fqinji mbante fshehur në një kasolle ngjitur me pallatin.

Tragjedia ndodhi në kuzhinë. Më pas fëmija i dëshpëruar thirri për ndihmë fqinjin që ndodhej në banesë, i cili kërkoi dhe ndërhyrjen e policisë.

Hetuesit do të duhet të konstatojnë se si përfundoi arma në kasollen ngjitur me shtëpinë./Albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 16:35