Zjarri shkakton tragjedi në një familje në Nikshiq të Malit të Zi. Si pasojë e flakëve të zjarrit të rënë në familjen Kelmendi kanë ndërruarjetë tre persona.
Komandanti i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Malit të Zi, Slavko Tadiç, deklaroi se dy vëllezër të familjes Kelmendi dhe një nuse e tyre ka humbur jetën, si pasojë e flakëve.
Vëllai i viktimave, Burim Kelmendi, i cili po shuante zjarrin dhe po përpiqej të nxirrte viktimat, deklaroi mes lotësh se “bëri gjithçka për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar familjarët”. Megjithatë, siç shton ai, ishte tepër vonë, pasi të tre familjarët e tij kishin ndërruar jetë.
Ekipet zjarrfikëse me të mbërritur në vendngjarje filluan punën për neutralizimin e flakëve që kishte përfshirë banesën rreth 30 metrash katrorë, por ishte tepër vonë për të shpëtuar të tre personat që ndodheshin brenda.
Autoritetet kompetente malazeze kanë nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që shkaktoi tragjedinë në familjen Kelmendi.