Tragjedi në familjen shkodrane! Dy ditë më parë vdiq djali polic, COVID-19 i merr jetën edhe nënës

Covid-19 ka shkaktruar një tragjedi në familjen Gila në Shkodër.

Dy pjestarë të një familje kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga COVID-19.

Vetëm pak ditë më parë, ndërroi jetë Gëzim Gila, efektivi i Policisë Rrugore, më 1 tetor, i shtruar prej ditësh në spitalin e Shkodrës.

Dy ditë më vonë, sot ka ndërruar jetë edhe nëna e Gilës, Lina.

Gëzim Gila ishte punonjës i policisë rrugore dhe lajmin e hidhur e ka bërë me dije vëllai i tij, gjithashtu efektiv policie, Mhill Gila.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Gila shkruan për humbjen e dyfishtë që ka përjetuar familja e tij.

“Me hidherim te thelle lajmerojme se ndrroj jete GEZIM NDUE GILA , varrimi behet diten e shtune me daten 02.10.2021 ne oren 1:00 , Pritja dhe percjellja behet te restorant ORLANDO . Varrimi behet te varresat katolike Grude e Re,”- shkruan Mhill Gila për vdekjen e të vëllait. /albeu.com/