Një 38-vjeçar nga Kosova humbi jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rreshen – Kukes.
Nga të dhënat paraprake të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, pranë fshatit Fan. Shtetasi kosovar me iniciale L. D., teksa drejtonte motomjetin e tij, dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës.
Të lidhura
None found
I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë mjekësore. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve dhe ndërroi jetë.
Grupi hetimor vijon punën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ai ndodhi.
