Tragjedi ajrore/ Ishte nisur nga India drejt Londrës, rrëzohet avioni me 242 pasagjerë

Një aeroplan i “Air India” me 242 pasagjerë në bord, është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet në qiell.

Ka raportime se avioni po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar, saktësisht në Gatwick të Londrës.

Sipas “Air India”, po studiohen detajet dhe do të jepen përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Ahmedabadi me 242 persona në bord, përbërë nga 2 pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil.


Shtuar 12.06.2025 11:29