Tragjdi në Rusi, makina përplas 8 fëmijë teksa kalojnë rrugën (VIDEO)

Një makinë ka përplasur 8 fëmijë pasi ata po kalonin në vijat e bardha.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vyksa në Perëndim të Rusisë.

Një i ri me veturë e tij nuk ishte ndalur në semaforin e kuq, duke i goditur tetë fëmijë, ku katër nga ta u lënduan rëndë.

Sipas raportimeve fëmijët janë moshës nga tetë deri në 16 vjeç. Pamjet janë regjistruar nga kamera e sigurisë së qytetit, por duhet pranuar që janë tejet e rënda./albeu.com