Trafikuan vepra arti nga Greqia në Shqipëri me vlerë 1.5 milionë euro, gjykata jep masën e sigurisë

Ditën e sotme, Gjykata e Fierit, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani, të cilët janë vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera”, ku u gjetën dhe sekuestruan piktura e ikona me vlerën e 1.5 milionë eurove.

Gjyqtarja e çështjes ishte Miranda Nakaj, ndërsa prokuror Elvis Alliaj, ndërkohë që i akuzuari Kalemi mbrohet nga Ermal Hamataj, kryetari i Dhomës së Avokatisë në Fier.

Në seancën e zhvilluar, i pandehuri Kalemi ka paraqitur kuponat e blerjes dhe zhdoganimit dhe ka mohuar akuzat.

Gjyqtaria Miranda Nakaj, pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen ka vendosur që të dy shtetasve t’u jepet masa arrest me burg.

Në përfundim të seancës, avokati Ermal Hamataj ka pohuar se e gjitha është një shoë qe ka nisur nga Drejtoria e Policisë Fier duke dënuar persona të paarsimuar, në kushte ekstreme të varfërisë që nuk dinë vlerën e ikonave e jo më të merren me trafikimin e tyre.


Shtuar 21.12.2023 11:34