Trafiku i qenieve njerezore Archives - Albeu.com

“Deri 28 mijë paund”, ish-i dënuari për trafikim qëniesh njerëzore me kamiona rrëfen skemat për të shkuar në Angli
Fari Lleshi është një ish-i dënuar në Angli për trafikim qëniesh njerëzore me kamiona. I ftuar në “ABC”, ai tregoi se administronte një faqe “Shqiptarët në Londër” dhe shumë shqiptarë paguanin deri në 28 mijë paund për të shkuar në Angli.

Lleshi ka treguar shumë detaje rreth largimit të shqiptarëve si me kamiona dhe gomone, duke theksuar se Anglia nuk është fushë me lule.

“Lashë pas lidhjet e mia si çdo njëri që krijon të ardhurat e familjes së vetë. Atëherë, unë kam pasur një faqe që kontaktonin personat që donin të largoheshin. Të jem i sinqertë unë Anglinë e njoh shumë mirë dhe një person ka arrit deri në 28 mijë paund që ka paguar për të ikur. I kam thënë a je i sigurt se të gjithë e dinë sikur Anglia është fushë me lule.

Nisja bëhet nga Belgjika, Holanda, Franca, këto gjëra i bëjnë të huajt, shqiptarët janë ndërmjetëm. Në Angli tani po shkojnë një grup me çuna, një grup me shokë që kanë një bazë të sigurt. Unë nuk kam të bëjë me këto gjëra, po e kam provuar vetë se doja të ikja me gomone.

Në Angli janë shumë pak shqiptarë që bëjnë punë të ndershme. Atje shqiptarët po vrasin njëri-tjetrin. Unë nuk do ikja më”, rrëfeu ai./abcnews.al/

The post “Deri 28 mijë paund”, ish-i dënuari për trafikim qëniesh njerëzore me kamiona rrëfen skemat për të shkuar në Angli appeared first on Albeu.com.

“Ai do ju ndalojë”, trafikantët po i mashtrojnë emigrantët shqiptarë të vrapojnë drejt Britanisë së Madhe përpara se të zgjidhet kryeministri i ri
Trafikantët po mashtrojnë emigrantët me varka nga Shqipëria që të vrapojnë drejt Britanisë përpara se të ketë një kryeministër të ri.

Ata u thonë atyre se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet e Kanalit me një armadë patrullash dhe se dështimi për t’i ndaluar ata ishte rënia e Boris Johnson.

Lajmin e bën të ditur The Sun, e cila thotë se kontrabandistët kanë ulur gjithashtu çmimin për kalimin prej 20 miljesh gjatë motit të mirë deri në 2,000 £ për person, krahasuar me 10,000 £ në muajt e kaluar.

Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion janë rreth 22,000 £ dhe vijnë me një rrezik shumë më të madh për t’u kapur.

Zbulimet vijnë pasi një raport i inteligjencës zbuloi se katër në dhjetë persona që mbërrijnë me varka të vogla janë nga Shqipëria, pavarësisht se nuk ka pasur luftë atje për 25 vjet.

Nëntë banda qëndronin pas 2,863 emigrantëve që erdhën nga 1 qershori deri më 12 korrik. Prej tyre, 1,075 ishin shqiptarë.

The post “Ai do ju ndalojë”, trafikantët po i mashtrojnë emigrantët shqiptarë të vrapojnë drejt Britanisë së Madhe përpara se të zgjidhet kryeministri i ri appeared first on Albeu.com.

“Në Angli bën lekë shumë dhe shpejt”, gazetari rrëfen bisedën me 17-vjeçarin para se të marrë gomonen drejt Britanisë: Do mësohem!
Teksa vrulli i të rinjve shqiptarë për të shkuar në Britaninë e Madhe ka zënë faqet kryesore të mediave atje, një gazetar ka treguar një bisedë të zhvilluar me një të ri nga Hasi.

Ai i shpjegoi me detaje të gjithë rrugën që do të ndjekë dhe çfarë synon të arrijë atje.

Postimi i Gazetarit:

Në Sendilen ngjitur nga Hasi në Durrës, sot një djalë i imët po fliste me të ëmën në telefon.

“Mos i trego askujt, derisa të arrij”- tha në telefon ai.

Iu ofrova afër dhe e pyeta se ku po shkon.

Nuk u përgjigj për pak sekonda, dhe e ripyes prap; Në Angli?

Po më tha.

Me gomone? e pyeta.

Po- më tha.

Po pse me gomone, nuk ke frikë?

Po kam frikë, por është më lirë.

Sa kushton? E pyes

4000 euro.

Po me kamion?

Ehu me kamion 25000 paund, tha ai.

Sa vjec je e pyes?

17 më tha.

Po ku do ikesh?

Në Itali, e më pas në Francë?

Po lejohesh të dalësh në Itali, 17-vjec?

E kemi rregulluar.

Kush ta ka rregulluar?

Një kushëri.

Po e di rrugën, ça do bësh në Francë.

Po po. Në Francë, do shkojmë tek një vend ku rrinë shqiptarët. Aty presim derisa të bëhet një grup 30 veta.

Po më pas.

Më pas paguajmë trafikantët nga 4000 euro që na hipin në gomone.

Kush janë këta trafikantë, shqiptarë?

Ka edhe shqiptarë, por nuk i njohim.

Ata na japin gomonen, njërit i thonë që nëse do ta drejtosh gomonen nuk do të marrim asnjë para, i japin një GPS dhe ikim.

Si, askush nuk vjen me juve?

Jo, askush, sepse kanë frikë. Ata na i marrin lekët në brigjet e Francës dhe zhduken.

Po, çfarë ndodh më pas e di?

Mesa di nisemi natën, dhe ecim avash, na kanë thënë të ecim avash që të mos biem në rrjetën e satelitëve.

Po kur të arrini në Angli?

Atje do lëmë gomonen e do shpërndahemi.

Po nëse të kapin?

Do më çojnë në Kamp, jam nën moshë, s’më kthejnë dot!

Ku i gjete lekët?

Eh, i mora borxh?

Po si do i paguash?

Do punoj atje, në ndërtim.

E ke gjetur punën?

Po po.

Do më nisësh ndonjë foto ose video nga gomonia?

Haha po, por mos ma nxirr fytyrën.

Pa merak, i them unë.

Po shkollën e ke mbaruar?

Aman, çfarë o burr, këtu ske të ardhme.

Po si ska të ardhme. Ja edhe unë nga Hasi jam, punoj gazetar,- i them.

Në Angli bën lekë shumë, dhe shpejtë.

Po si i bën lekët shpejtë?

I bën i bën.

Di të bësh lekë të shpejta ti?

Do mësohem.

Ke fol me ndonjë?

Pak, se do flas kur të arrij atje.

Po ndërtimin?

Atë po, sigurisht.

Epo kujdes andej se mos hyn në burg.

Hajt tung.

Të ectë mbarë vëlla!/albeu.com/

The post “Në Angli bën lekë shumë dhe shpejt”, gazetari rrëfen bisedën me 17-vjeçarin para se të marrë gomonen drejt Britanisë: Do mësohem! appeared first on Albeu.com.

Media britanike: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët
Sipas burimeve nga mediat e huaja, janë 9 banda kriminale kryesore, që organizojnë këtë veprimtari.

Media britanike Daily Mail vijon t’i bëjë jehonë një raporti të agjencive ligj zbatuese në Britaninë e Madhe, ku theksohet se 40% e emigrantëve azilkërkues që kanë kaluar kanalin e “La Mansh” me gomone gjatë këtij viti, janë të rinj nga Shqipëria.

Artikulli i Daily Mail:

Të veshur me xhaketa shpëtimi në ngjyrë portokalli, një varg i gjatë migrantësh, të gjithë të rinj në të 20-at dhe 30-at e tyre, kaluan në një rrugë në Dover dje dhe ndoshta për një jetë të re në Britani.

Ata sapo ishin shpëtuar nga një gomone që lëvizte në Kanalin Anglez, një nga të paktën tetë gomonet me rreth 250 azilkërkues që bënë udhëtimin e rrezikshëm prej 20 miljesh nëpër ngushticën e Doverit ditën e djeshme.

Këta emigrantë ishin më të fundit që arritën në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një sipërmarrjeje kriminale në të cilën bandat që kontrabandojnë njerëz, i hipin emigrantët në varka të mbingarkuara përpara se t’i nisin në korsinë më të ngarkuar të transportit në botë.

Raporti sekret i inteligjencës ushtarake, i zbuluar në The Mail të dielën, ekspozon në detaje të jashtëzakonshme se si bandat organizatore të këtij trafikimi po veprojnë këtë verë dhe  më e rëndësishmja, kombësinë e atyre që paguajnë deri në 5,500 £ për një vend në një varkë.

Duke përdorur satelitë dhe një flotë dronësh, analistët me bazë në një qendër operacionale në Portsmouth gjurmuan 70 varka që bënë kalimin gjatë një periudhe gjashtë javore në qershor dhe korrik dhe zbuluan plazhet në Francë nga u nisën varkat.

Ata zbuluan se si bandat e pamëshirshme po veprojnë nga një shtrirje 90 milje e vijës bregdetare franceze, që nis nga Fort-Mahon-Plage pranë qytetit të Berck në Bray-Dunes pranë Dunkirk.

Një njësi e inteligjencës së Marinës Mbretërore ekzaminoi gomonet e sekuestruara pasi zbarkuan në plazhet në bregun jugor anglez ose u tërhoqën në breg nga Forca Kufitare për të dhëna të mëtejshme rreth bandave kriminale.

Sipas dosjes mahnitëse të dorëzuar në The Mail të dielën, shefat e mbrojtjes tani besojnë se nëntë grupe konkurruese të krimit të organizuar (OCG) po synojnë Britaninë si pjesë e një rrjeti të sofistikuar kriminal ndërkombëtar.

Grupet kontrabanduan kolektivisht 2,862 migrantë nëpër Kanal midis 1 qershorit dhe 12 korrikut, ku shumë prej tyre i merrnin varkat nga prodhuesit në Kinë.

Dosja (e shënuar zyrtarisht si me materiale sekrete) zbulon se pjesa më e madhe e atyre që bëjnë kalimet e paligjshme duket se janë emigrantë ekonomikë dhe jo refugjatë.

Gjithsej 1,075 nga ata që kaluan janë nga Shqipëria, një vend i varfër por paqësor ku nuk ka pasur asnjë luftë që nga viti 1997, kur një krizë ekonomike shkaktoi një shpërthim dhune.

Një raport i Bankës Botërore thotë se pas rritjes së fortë të PBB-së vitin e kaluar, përqindja e popullsisë që jeton në varfëri në Shqipëri ‘ra ndjeshëm’ nga 31% në 22% në vitin 2021. Megjithatë, papunësia mbetet e lartë në veri të vendit, nga edhe vijnë shumë nga ata që marrin rrugën plot rreziqe për në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nëse shkoni në një shkollë të mesme në veri të Shqipërisë dhe fëmijëve u kërkohet të përshkruajnë se si e shohin të ardhmen e tyre, të gjithë djemtë vizatojnë një kamion ose një varkë me një flamur shqiptar që shkon në Mbretërinë e Bashkuar”, tha për TheMail, Muhamed Veliu, një korrespondent nga Shqipëria.

Qyteti i Kukësit, pranë kufirit me Kosovën, njihet si ‘Londra e Vogël’ dhe rrugët e tij janë plot me makina të blera në Britaninë e Madhe, madje thuajse çdo familje besohet të ketë lidhje me Britaninë.

Zbulimi për numrin e shqiptarëve që kalojnë Kanalin është një nxitje për Sekretaren e Brendshme Priti Patel, e cila ka argumentuar se shumica e njerëzve që udhëtojnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla nuk janë azilkërkues të vërtetë.

Pasi dëgjoi për raportin e zbuluar, Natalie Elphicke, deputete konservatore për Doverin, komentoi situatën e krijuar me shqiptarët për mediat.

“Të gjithë e dinë se shqiptarët nuk po ikin nga lufta apo persekutimi. Ky është qartazi migracion i paligjshëm ekonomik i organizuar nga bandat kriminale të kontrabandës së njerëzve”, deklaroi ajo.

Secilës organizatë kriminale që del në raport i është caktuar një emër i koduar, shumë prej tyre janë marrë nga mitologjia greke. Grupi më pjellor, i quajtur “Dragon” transportoi 887 emigrantë, përfshirë 278 nga Shqipëria, me një mesatare prej 52 personash të grumbulluar në çdo varkë.

Dokumenti zbulon se si dy nga bandat, “Dragon” dhe “Lotus” kanë varka të bëra me porosi nga fabrikat në Kinë me seksione shtesë tubash të futura për t’i zgjatur ato dhe për të rritur numrin e njerëzve që mund të ngarkohen në bord.

“Ka të ngjarë që OCG-të që përdorin gomone kineze të kenë ndryshuar modelet e stokut për të lënë veçori të panevojshme në mënyrë që të ulin koston dhe të përshpejtojnë kohën e prodhimit”, thuhet më tej në raport.

Tani ka dalë se një operacion ndërkombëtar i policisë më 5 korrik shkatërroi një nga bandat nën vëzhgimin e ekipit ushtarak. Detektivët sekuestruan 1200 xhaketa shpëtimi, 150 barka gome, pothuajse 50 motorë, armë zjarri, drogë dhe 33,753 paund në cash pas bastisjeve kundër rrjetit “Dragon”. Gjithsej 39 persona u arrestuan, duke përfshirë gjashtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një deklaratë nga Europoli pas bastisjeve theksoi natyrën e dhunshme të tregtisë së njerëzve.

Konkurrenca për kontrollin e biznesit fitimprurës të kontrabandës së emigrantëve dhe për vendet e nisjes së varkave rezultoi rregullisht në akte të rënda dhune brenda rrjetit kriminal, duke përfshirë dy tentativa për vrasje… në Francë dhe Gjermani”, thuhet në dosjen e Europol.

Në dosje thuhet gjithashtu se bandat e quajtura “Colossus” dhe “Behemoth” operojnë me gomone më të fuqishme dhe kontrabanduan kolektivisht 546 njerëz gjatë 6 javëve.

Një plazh i madh me rërë në vendpushimin e përgjumur të Gravelines, midis Calais dhe Dunkirk, përdoret si vend nisjeje nga pesë prej bandave, zbulon raporti.

Më 11 korrik, një grup i madh emigrantësh pothuajse ekskluzivisht meshkuj u fotografua duke mbajtur një gomone nëpër dallgë dhe duke e lëshuar atë nga plazhi.

Raporti i zbuluar tregon se kalimi ishte organizuar nga bandat Lotus, Colossus ose Hydra. Disa orë më vonë, një numër i madh emigrantësh u sollën në breg nga Forcat Kufitare në Dover, në Kent.

Pavarësisht se plazhi u përcaktua si një epiqendër e kontrabandës së njerëzve, The Mail on Sunday nuk pa asnjë patrullë nga policia franceze kur një gazetar e vizitoi dje.

Elia Carpentier, 20 vjeç, e cila punon në zyrën turistike të Gravelines në bregdet, tregoi se si kishte parë një varkë plot me emigrantë të largohej nga plazhi në orën 19:00 të premten.

“Isha vërtet e befasuar sepse normalisht ata largohen kur perëndon dielli ose në agim. Anija i priste në buzë të bregut. Nuk jam i sigurt se sa hipën, por kishte burra, gra dhe fëmijë në grup”, tha ajo.

Carpentier shtoi se ajo kishte parë ‘më shumë se 100’ emigrantë duke ecur nëpër Gravelines të premten në drekë, ndërsa ajo po shkonte për në punë.

“Ishte ndoshta grupi më i madh që kam parë. Ata nuk e fshehin veten. Policia i la të shkojnë. Më parë, ata do t’i arrestonin për t’i mbajtur të sigurt, por tani ka shumë prej tyre, kështu që i lënë të lëvizin të lirë. Ata vijnë nga Dunkirk me autobus sepse është falas. Kur mbërrijnë ata ecin nëpër qendrën e Gravelines deri në plazh. Ju i njihni kur i shihni pasi priren të qëndrojnë në grupe. Në fund të plazhit ka një kamping dhe përtej tij është një pyll. Ata ngrenë kampin aty për një ose dy netë para se të presin gomonen”, deklaroi ajo.

Deri një vit më parë, metoda e preferuar për trafikimin e njerëzve nëpër Kanal ishte në pjesën e pasme të një kamioni. Por siguria e përmirësuar në portet e Francës dhe Britanisë së Madhe ka rritur rrezikun e zbulimit  dhe çmimin që përdorin kontrabandistët e njerëzve.

Ata tani besohet se paguajnë 22,000 £ për të kontrabanduar dikë në një kamion, krahasuar me 5,500 £ për të bërë kalimin me një gomone.

Pas marrjes nën kontroll të pothuajse të gjithë tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, krimi i organizuar shqiptar tashmë ka filluar të dominojë kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Britani.

Kriminelët shpesh shfaqin pasurinë e tyre në Facebook dhe TikTok, duke pozuar me grumbuj parash dhe makina luksoze, në një përpjekje për të tërhequr edhe më shumë të rinj që të largohen nga Shqipëria dhe të tentojnë të kalojnë Kanalin.

Trafikantët e qenieve njerëzore reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok, ku ka me dhjetëra video që tregojnë shqiptarët duke bërë kalimin. Në një video të postuar muajin e kaluar, një grup i madh burrash shqiptarë shpalosën flamurin e tyre kombëtar ndërsa varka e tyre po shkonte drejt vijës bregdetare angleze.

Mail on Sunday zbulon se Gledis Nano, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, muajin e kaluar u takua me shefat e policisë në Agjencinë Kombëtare të Krimit në Londër për të diskutuar mbi kontrabandën e njerëzve dhe mënyrën e goditjes së krimit të organizuar shqiptar.

“Akti i Kombësisë dhe Kufijve e bën vepër penale mbërritjen me vetëdije ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne kemi futur dënime të përjetshme për ata që lehtësojnë hyrjen e paligjshme në vend. Që nga futja e aktit janë arrestuar 26 persona”, tha një zëdhënës i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

The post Media britanike: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët appeared first on Albeu.com.

“Zyrtarët të përfshirë në krime”, DASH-i publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëri e Kosova në nivelin e dytë
Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshinë vlerësimet për rreth 190 vende të botës.

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe ë nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të tillë.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë.

SHQIPËRIA

Qeveria e Shqipërisë, thuhet në raport, nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë. Ajo demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e luftës së saj kundër trafikimit, andaj Shqipëria mbeti në nivelin e dytë.

Këto përpjekje, thuhet më tej, përfshinë hetimin e më shumë rasteve dhe ndjekjen penale dhe dënimin e shumë trafikantëve. Qeveria identifikoi më shumë viktima dhe shtoi burimet për strehimoret e drejtuara nga Organizatat Joqeveritare.

Qeveria miratoi Planin Kombëtar të Veprimit 2021-2023 dhe ndau burime për të, megjithatë, nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Përfshirja e zyrtarëve në krimet e trafikimit mbeti një shqetësim dhe qeveria nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve, pavarësisht akuzave serioze, ndërsa shkarkoi një oficer policie nga posti i tij.

Raporti vë në pah se qeverisë i mungojnë edhe burimet për të trajtuar grupet e cenueshme dhe për kujdes afatgjatë, punësim dhe përpjekje të tjera riintegrimi për të mbijetuarit e trafikimit.

Ndjekja Penale

Policia e Shtetit, thuhet në raport, hetoi 61 raste me 27 të dyshuar (15 të dyshuar për trafikim të të rriturve dhe 12 të dyshuar për trafikim fëmijësh), krahasuar me 31 raste me 32 të dyshuar në vitin 2020.

Prokuroria e Përgjithshme ndoqi penalisht 60 çështje me 19 të pandehur (gjashtë të pandehur për trafikim të të rriturve dhe 13 të pandehur për trafikim fëmijësh), një rritje krahasuar me dy çështje me 12 të pandehur në vitin 2020. Ndarazi, SPAK-u ndoqi dy çështje të reja dhe vazhdoi dy çështje të viteve të mëparshme.

Gjykatat, vë re raporti, dënuan 11 trafikantë, një rritje e konsiderueshme krahasuar me asnjë dënim në vitin 2020. Të gjithë trafikantët u dënuan për trafikim të fëmijëve. Gjykatësit dënuan pesë trafikantë me nga tetë deri në 25 vjet heqje lirie dhe dy trafikantë me nga dy deri në tetë vjet. Katër trafikantë u dënuan me kusht.

Mbrojtja e viktimave

Raporti thekson se qeveria shqiptare rriti përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Qeveria dhe OJQ-të identifikuan 154 viktima të mundshme dhe pesë viktima, krahasuar me 81 viktima të mundshme dhe pesë viktima në vitin 2020. Nga ky numër, 61 ishin viktima të trafikimit seksual, 65 viktima të punës së detyrueshme dhe 33 viktima të llojeve të ndryshme të shfrytëzimit; 99 ishin femra dhe 60 meshkuj; 112 ishin fëmijë dhe 47 të rritur; dhe tre ishin viktima të huaja, dy nga Rumania dhe një nga Serbia.

Profili i trafikimit

Raporti ngjashëm me vitet e fundit thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj. Ata shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët shqiptarë për trafik seksual e punë të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik duke u bërë premtime të rreme të tilla si martesa ose oferta pune.

Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e sendeve të vogla. Ata shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komunitetet rome dhe të komunitetit egjiptian nga vende të ndryshme të Ballkanit, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Trafikantët i shfrytëzojnë viktimat shqiptare për trafik seksual në vendet anembanë Evropës, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet evropiane, Gambia dhe Filipinet shfrytëzohen për trafikimin seksual dhe punë të detyruar në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë që kërkojnë punë në Evropën Perëndimore janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit në punë të detyruar dhe kriminalitetit të detyruar, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët raportojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë gjithnjë e më të cenueshëm.

Në raportin e këtij viti, i bëhet thirrje Shqipërisë që të punojë në hetimin e thellë, ndjekjen dhe dënimin e trafikantëve, përgatitjen e bartësve të sistemit të drejtësisë për trajtimin e trafikimit të njerëzve dhe shtimin e përpjekjeve për parandalimin e trafikimit, mbrojtjen e viktimave dhe riintegrimin e tyre.

KOSOVA

Ngjashëm sikur një vit më parë, raporti thekson se qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të, thuhet në raport.

Këto përpjekje, thuhet më tej, përfshijnë ndjekjen penale dhe dënimin e më shumë trafikantëve dhe identifikimin e më shumë viktimave. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit krijoi ekipe lokale shumëdisiplinore për të përmirësuar bashkërendimin për rastet e trafikimit në tre rajone dhe qeveria shtoi fondet për strehimoret e drejtuara nga OJQ-të.

Qeveria organizoi një fushatë të fuqishme ndërgjegjësimi dhe organet bashkërenduese mblodhën dhe përgatitën raporte tremujore. Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha thelbësore. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime të buta për trafikantët dhe qeveria nuk miratoi Strategjinë Kombëtare Antitrafik dhe Planin e Veprimit 2020-2024.

Organet e zbatimit të ligjit vazhduan ta klasifikojnë lypjen e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend të trafikimit dhe për shkak të procedurave jo të duhura të identifikimit për lypjen e detyruar, autoritetet ka të ngjarë të kenë dëbuar disa viktima të paidentifikuara trafikimi.

Ndjekja penale

Raporti thekson se policia, prokuroritë dhe gjykatat përdorin metoda të ndryshme për numërimin e rasteve të përndjekjeve dhe kjo ka çuar në statistika të paqëndrueshme.

Policia hetoi 17 raste të reja me 43 të dyshuar, krahasuar me 62 raste të reja në vitin 2020. Policia hetoi gjithashtu shtatë të dyshuar të tjerë për “përdorim të shërbimeve seksuale nga një viktimë trafikimi”, krahasuar me nëntë të dyshuar në vitin 2020. Autoritetet ndoqën penalisht 35 raste të reja me 60 të pandehur, krahasuar me 20 raste të reja me 32 të pandehur në vitin 2020.

Gjykatat dënuan shtatë trafikantë, krahasuar me tre në vitin 2020. Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie. Ndërsa një gjykatës dënoi një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tre vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurosh.

Gjykatat nuk e zvogëluan numrin e përgjithshëm të lendeve që përfshijnë rastet e trafikimit dhe 70 raste mbetën të hapura nga vitet e mëparshme.

Mbrojtja e viktimave dhe parandalimi

Qeveria, thuhet në raport, shtoi përpjekjet për mbrojtjen e viktimave. Ajo identifikoi 22 viktima, krahasuar me 17 në vitin 2020. Nga këto, 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe tre të lypjes së detyruar; 16 ishin vajza, katër gra dhe dy djem. Një viktime ishte nga Shqipëria.

Profili i trafikimit

Njësoj sikurse edhe viteve të kaluara, raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Kosovë si dhe jashtë saj. Shumë viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse trafikantët detyrojnë gjithashtu gra nga Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende të tjera evropiane në trafikim seksual.

Trafikantët rekrutojnë gra dhe vajza me premtime për martesë ose punësim si kërcimtare dhe këngëtare dhe i detyrojnë viktimat në trafikim seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhi. Fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje janë të detyruar të lypin brenda vendit. Trafikantët i nënshtrojnë qytetarët e Kosovës ndaj trafikimit seksual dhe punës së detyruar në të gjithë Evropën. Raporti rithekson se komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane janë të prekshme nga lypja e detyruar dhe trafikimi seksual. Në raport thuhet gjithashtu se edhe personat e komunitetit LGBTQI +, migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët janë të rrezikuar nga trafikantët.

Raport i rekomandon qeverisë së Kosovës të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarë bashkëpunëtorë, dhe të dënojë trafikantët e dënuar me burg, në përputhje me dënimet e përcaktuara./VOA

The post “Zyrtarët të përfshirë në krime”, DASH-i publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëri e Kosova në nivelin e dytë appeared first on Albeu.com.

“25,000 £ dhe në kokën e kamionit!” Çonin shqiptarët me kamion në Angli, prangosen dy vajza dhe dy djem
Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi të vazhdueshëm për kontrabandën e paligjshme të emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë.

Dy gra të moshës 27 dhe 29 vjeç dhe një burrë 22 vjeç u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Oksford, dhe një burrë 34-vjeçar u arrestua në Beckenham, në juglindje të Londrës.

Shtatë persona u arrestuan gjithashtu si pjesë e të njëjtit hetim në korrik 2021. Policia beson se një grup i krimit të organizuar përdori kamionë dhe furgonë për të transportuar shqiptarë nga Franca veriore.

Grupi supozohej se kishte pasur kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni, me emigrantë që besohej se kishin paguar deri në 25,000 £ për kalimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Katër të dyshuarit e fundit u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigrimit të paligjshëm. Pas marrjes në pyetje, të tre të arrestuarit në Oksford u liruan ndërsa hetimet vazhdojnë, dhe i ndaluari në Beckenham u lirua me kusht./albeu.com/

The post “25,000 £ dhe në kokën e kamionit!” Çonin shqiptarët me kamion në Angli, prangosen dy vajza dhe dy djem appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës kryen “ofensivë” kundër trafikimit të njerëzve, mbyllen tetë lokale (FOTO LAJM)
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë operacionit, janë mbyllur edhe tetë lokale.

Aksioni ka pasur në fokus identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe është zhvilluar me ndihmën e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (DHTQNJ).

“Kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Nga operacioni janë kontrolluar 43 lokale, tetë prej të cilëve janë mbyllur dhe gjobitur./albeu.com/

The post Policia e Kosovës kryen “ofensivë” kundër trafikimit të njerëzve, mbyllen tetë lokale (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Shqiptari “nuk i ndahet” Londrës! Arrestohet, dëbohet, por rikthehet (FOTO LAJM)
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi akuzohet për disa vepra penale.

Bëhet fjalë për Hazir Lala 39-vjeç i cili sipas mediave angleze ka qenë i dënuar më parë për trafik të qenieve njerëzore.

Në prill të vitit 2016 Lala u dënua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, drejtimin e mjetit pa siguracion, vepra për të cilat ai u dënuar me 15 muaj burg, por vuajti vetëm 6 pas hekurave.

Ai u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 për vepra të krimit të organizuar të imigracionit të kryera në Belgjikë. Më vonë, ai u urdhërua të ekstradohej dhe të kthehej në Belgjikë në vitin 2020, ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Policia ka mbetur e habitur me shqiptarin i cili mundi të kthehej sërish në Britaninë e Madhe, ku sërish ra në pranga.

Më 19 gusht 2020 ai u dëbua në Shqipëri, por përsëri u rikthye në Angli. Kreu rajonal i hetimeve Jacque Beer tha se për shqiptarin nuk ka më vend në Britani.

“Hazir Lala është një trafikant i dënuar njerëzor dhe nuk ka vend në MB, prania e tij këtu paraqiste një rrezik të papranueshëm për publikun. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore është një prioritet për agjencinë”, tha ai./albeu.com/

The post Shqiptari “nuk i ndahet” Londrës! Arrestohet, dëbohet, por rikthehet (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Trafiku i qenieve njerëzore drejt Italisë me varka luksoze, kontrabandistët ukrainas bashkëpunim me “Ndrangheta”-n?
Autoritetet italiane po shohin një rritje të madhe të numrit të imigrantëve të paligjshëm, që përdorin një korridor më pak të njohur të trafikut të qënieve njerëzore, që nis nga Turqia në drejtim të rajonin jugor italian, Kalabrisë. Trafikantët përdorin varka me vela për të transportuar imigrantë të pasur afganë, irakianë, iranianë dhe kurdë drejt Evropës. Këto lloj mjetesh lundruese luksoze janë më të vështira për t’u pikasur nga autoritetet, që thonë se ato shpesh drejtohen nga kontrabandistë ukrainas, që bashkëpunojnë me gjasë me mafiozë turq e me grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Çdo imigrant i rritur paguan rreth 10 mijë dollarë për të hipur në varkë dhe gjysmën e shumës për çdo fëmijë. Punonjësit e ndihmës i quajnë si udhëtime të “klasit të parë”. Por në kushtet kur rreth 100 imigrantë bëhen të gjithë bashkë, nën kuvertë, për t’iu shmangur patrullave ajrore, apo të rojes bregdetare, situata aty është e kundërta e luksit.

Bashkëshortët afganë Hamid dhe Zakia, vendosën të largohen nga Kabuli pasi talebanët morën pushtetin në gusht. Në atë kohë, Hamidi, 28 vjeç, punonte si revizor ndërsa Zakia, 24 vjeç, studionte në universitet për ekonomik. Ata u larguan nga Afganistani së bashku me motrën e Hamidit, Tooban, me profesion avokate, bashkëshortin e saj doktor, si dhe tre fëmijët e tyre të vegjël.

Pas një odiseje disa mujore ata arritën në Kalabri më 10 nëntor, të dehidratuar, të uritur e të lagur, por të lehtësuar që ndodhedhin në Evropë. Në një qendër të improvizuar, jo larg bregut, Hamidi dhe Tooba përshkruajnë udhëtimin e tyre.

“Ishim 105 veta, përfshirë gra, disa shtatzëna, e fëmijë. Pra, ishim 10 herë më shumë sesa kapaciteti i varkës me të cilën lundruam“, thotë Hamidi.

“Jeta jonë nuk ishte e sigurt në Kabul me ardhjen e talebanëve. Unë isha avokate. Ishte një udhëtim i vështirë. Shkuam në Iran dhe më pas në Turqi e Itali, tre muaj duke udhëtuar”, thotë Tooba.

Gjatë viteve të fundit ndërsa qindra mijëra imigrantë nga Afrika e Veriut kanë lundruar përgjatë Mesdheut për të arritur në Evropë, pak vëmendje i është kushtuar rrugës kalabreze, që nis nga Turqia.

Imigrantët që marrin këtë rrugë priren të jenë më të arsimuar, të paguajnë më shumë para, të udhëtojnë si familje e të mbërrijnë me varka me vela, që shpesh braktisen pranë bregut. Vendasit i quajnë ato anije fantazmë, sepse shpesh lundrojnë pa u pikasur nga autoritetet. Vittorio Zito është kryebashkiaku i Roccella Jonica, një qytet i vogël në bregdetin kalabrez që ka qenë qendra e të ardhurve.

“Përdorimi i varkave me vela, për të përshkuar këtë korridor ujor, bëhet pasi ato janë më të vështira për t’u kapur nga autoritetet edhe nëse ata i vëzhgojnë nga sipër me avionë. Ata shohin varka me vela, gjysmë të reja, ndonjëherë edhe te reja, jo diçka që ngjall dyshime. Sheh dy marinarë, zakonisht me kombësi ukrainase”, thotë ai.

Zoti Zito thotë se kontrabandistët mund të sigurojnë rreth 500,000 euro për çdo udhëtim. Autoritetet thonë se gjatë vitit të kaluar ka patur një rritje të ndjeshme të numrin të imigrantëve që kanë përdorur këtë korridor për të hyrë në Evropë. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, rreth 10 mijë imigrantë e refugjatë kanë mbërritur në Kalabri që nga mesi i nëntorit, pothuajse katër herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Situata ka nxitur autoritetet të përforcojnë hetimet për të gjetur lidhjet e mundshme mes klaneve mafioze italiane dhe grupeve kriminale në vende të tjera. Policia italiane ka arrestuar disa kontrabandistë ukrainas, të cilët janë dënuar për nxitje të migracionit të paligjshëm, por ata thjesht një pjesë e vogël e zinxhirit të një operacioni të madh kriminal. Sa i takon Hamidit dhe familjes së tij, odiseja e tyre nuk ka përfunduar ende. Pas dy javësh në karantinë, ata do të nisin procedurat për të kërkuar azil në Itali, ose të udhëtojnë drejt veriut, me shpresën për të arritur tek të afërmit e tyre në Suedi./VOA/

The post Trafiku i qenieve njerëzore drejt Italisë me varka luksoze, kontrabandistët ukrainas bashkëpunim me “Ndrangheta”-n? appeared first on Albeu.com.

DASH publikon raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin Shqipëria nuk i përmbush standardet minimale
Departamenti i shtetit publikoi të enjten raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021.

Raporti i këtij viti për vjen në një kohë kur shumë vende u përballën me pandeminë e COVID-19-s. Ai konsiderohet si burimi më gjithëpërfshirës në botë i përpjekjeve qeveritare antitrafik dhe pasqyron angazhimin e qeverisë amerikane për të marrë një rol udhëheqës global në këtë çështje kryesore të të drejtave të njeriut dhe zbatimin e ligjit.

Në një mesazh që shoqëron publikimin e raportit Sekretari amerikan i Shtetit shprehet se nëpërmjet tij “u bëhet thirrje qeverive të bashkohen me Shtetet e Bashkuara në përmirësimin e përpjekjeve kolektive për të adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse trafikimin e qenieve njerëzore”.

Kjo kërkon sikurse shprehet ai që “të zbuten praktikat dhe politikat e dëmshme që shkaktojnë dobësi social-ekonomike ose politike që trafikantët shpesh i shfrytëzojnë”.

Shtetet e Bashkuara njohin dy forma kryesore të trafikimit të personave: punën e detyruar apo të ashtuquajturën skllavëri moderne si dhe trafikimin seksual.

Ndërsa COVID-19 shkaktoi një rënie ekonomike globale dhe rriti numrin e individëve të prekshëm nga trafikimi i qenieve njerëzore, trafikantët adaptuan taktikat e tyre ekzistuese për të përfituar nga rrethanat unike të pandemisë. Trafikantët e qenieve njerëzore shënjestruan numrin në rritje të njerëzve të paaftë për t’u përshtatur ose ndërtuar qëndrueshmëri në kushtet e përkeqësimit të efekteve ekonomike dhe sociale. Ata gjithashtu shfrytëzuan gjithashtu situatat kur shqyrtimi dhe identifikimi i viktimave u bë edhe më i vështirë.

Raporti i ndan vendet në tre nivele, në të parin hyjnë ato vende e territore, qeveritë e të cilave përputhen plotësisht me standardet minimale të kërkuara. Në niveli 2, hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të ardhur në përputhje me to. Ndërsa në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në raport në nivelin e dytë.

Shqipëria

Në raport thuhet se qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje, krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë në kapacitetin e saj antitrafik dhe ndaj mbeti në nivelin e dytë. Këto përpjekje përfshinin ndjekjen penale të më shumë të pandehurve dhe rritjen e konsiderueshme të burimeve për strehat për viktimat, të cilat financohen nga qeveria.

Ndjekja penale

Në raport thuhet se qeveria i uli përpjekjet e strukturave te zbatimit të ligjit në këtë drejtim. Gjithashtu thuhet se gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant (ndërsa kishin dënuar pesë në 2019). Gjykata e apelit shqyrtoi dhe konfirmoi vendimet për tre trafikantë (po aq në 2019). Qeveria pezulloi veprimtarinë e gjykatave nga marsi deri në prill 2020 për shkak të përpjekjeve për zbutjen e pandemisë kur stafi gjyqësor rezultoi pozitiv me COVID-19.

Parandalimi

Në raport thuhet se qeveria i ruajti përpjekjet për të parandaluar trafikimin. Ajo vazhdoi zbatimin e planit kombëtar të veprimit për vite 2018-2020 dhe caktoi një fond prej 4.87 milionë dollarësh për zbatimin e tij. Komiteti Shtetëror kundër Trafikimit të Personave, i përbërë nga përfaqësues të ministrive përkatëse, monitoroi dhe zbatoi përpjekje të ndryshme antitrafik.

Profili i trafikimit

Në raport thuhet se sikurse gjatë pesë viteve të fundit, trafikantët e qënieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj. Ata shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët shqiptarë për trafik seksual e punë të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik duke u bërë premtime të rreme të tilla si martesa ose oferta pune. Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e sendeve të vogla. Ata shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komunitetet rome dhe të komunitetit egjiptian nga vende të ndryshme të Ballkanit, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Sipas disa njoftimesh të izoluara trafikantët i shfrytëzojnë fëmijët përmes punës së detyruar në fushat e kanabisit në Shqipëri dhe disa trafikantë ka të ngjarë të jenë të përfshirë në trafikun e drogës. Trafikantët i shfrytëzojnë viktimat shqiptare për trafik seksual në vendet anembanë Evropës, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Maqedoni të Veriut, Norvegji, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Viktimat e huaja nga vendet evropiane, Gambia dhe Filipinet shfrytëzohen për trafikimin seksual dhe punë të detyruar në Shqipëri. Migrantët e Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Afrikane kalojnë nëpër Shqipëri për të arritur në Evropën Perëndimore janë të prekshëm nga trafikimi, veçanërisht fëmijët e pashoqëruar.

Raporti rekomandon hetimin me forcë, ndjekjen penale dhe dënimin e trafikantëve, përfshirë zyrtarëve bashkëpunëtorë.

Kosova

Në raport thuhet se qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë. Qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, duke marrë parasysh ndikimin e pandemisë COVID-19 në kapacitetin e saj antitrafik, ndaj mbeti në nivelin e 2-të, sikurse thuhet në raport. Përpjekjet përfshinin miratimin e procedurave të reja standarde për të rritur efikasitetin e ndjekjeve penale dhe caktimin e një pike kontakti trafikimi në të shtatë zyrat themelore të prokurorisë. Qeveria rriti burimet për mbrojtjen e viktimave, përfshirë fondet për strehimoret antitrafikim të drejtuara nga OJQ-të dhe ato nga shteti. Por sidoqoftë, thuhet në raport, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kryesore. U dënuan më pak trafikantë dhe gjyqtarët vazhduan të vendosnin dënime të pamjaftueshme për trafikantët e dënuar.

Për sa i takon përpjekjeve për parandalim në raport thuhet se qeveria i uli përpjekjet për të parandaluar trafikimin, veçanërisht për shkak të pandemisë.

Profili i trafikimit

Në raport thuhet se rrjetet kriminale shfrytëzuan viktimat në trafikimin seksual brenda vendit. Shumë viktima të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse trafikantët kanë detyruar gjithashtu edhe gra, nga Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vendet e tjera evropiane per trafik seksual. Gratë dhe vajzat shfrytëzohen për trafik seksual në shtëpi dhe apartamente private, klube nate dhe sallone masazhesh. Fëmijët nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera fqinje janë të detyruar të lypin brenda vendit. Trafikantët i nënshtrojnë qytetarët e Kosovës ndaj trafikimit seksual dhe punës së detyruar në të gjithë Evropën. Komunitetet e margjinalizuara rome, ashkali dhe egjiptiane janë të prekshme nga lypja e detyruar dhe trafikimi seksual. Në raport thuhet gjithashtu se edhe personat e komunitetit LGBTQI +, migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët gjithashtu përjetojnë një rrezik më të lartë për trafikim.

Ndjekja penale

Në raport thuhet se qeveria i ruajti përpjekjet e strukturave të zbatimit të ligjit në këtë drejtim. Por në raport thuhet se korrupsioni dhe bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetën një shqetësim, duke penguar veprimet e strukturave të zbatimit të ligjit gjatë vitit. Raporti sjell një rast të vitit 2016, kur prokurorët akuzuan dy oficerë policie për dy çështje të veçanta ku dyshohej se ishte abuzuar me pozitën zyrtare dhe për shfrytëzim për qëllime seksuale të viktimave të trafikimit. Në vitin 2019, Gjykata Themelore e Prishtinës liroi një nga oficerët.

Raport i rekomandon qeverisë së Kosovës të hetojë me forcë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarë bashkëpunëtorë, dhe të dënojë trafikantët e dënuar me burg, në përputhje me dënimet e përcaktuara.

Raporti mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin 2021 pasqyron përpjekjet e rreth 190 vendeve, ndaj trafikut seksual dhe asaj që njihet si skllavëria moderne. Disa vende të nivelit të dytë, kategorizohen në atë që konsiderohet niveli i dytë nën vëzhgim ndërsa tre vende sikurse Libia Somalia dhe Jemeni konsiderohen si raste të veçanta./VOA

The post DASH publikon raportin mbi trafikun e qënieve njerëzore për vitin Shqipëria nuk i përmbush standardet minimale appeared first on Albeu.com.