Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.
Lajmin e bënë të ditur mediat italiane, të cilat bëjnë me dije se ndaj tij kishte një urdhër arresti dhe një dënim me 9 vite e 6 muaj burg.
Shqiptari ishte shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale si trafikimi i lëndëve narkotike, zhvatje dhe grabitje në qytetet e Orsogna, Canosa Sannita, Filetto, Miglianico dhe Francavilla al Mare në vitin 2014.
Pasi u arrestua, shqiptari u dërgua një burg për shlyerjen e dënimit si dhe për gjykim për arratisje dhe shmangie të drejtësisë.