Siç duket edhe nga pamjet e xhiruara në aksin Tiranë-Durrës, trafiku është kilometrik, ndërsa sigurisht që nuk mungojnë as mjetet e tonazhit të rëndë, që përkeqsojnë gjithçka.
Duket se shumë prej banorëve të Tiranës kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë jashtë kryeqytetit. Gjë që vërehet nga trafiku i krijuar në hyrje të qytetit me makinat.
Ndërkohë që situata nuk është më e mirë as në zonën e ashtuquajtur “Rrethrrotullimi i TEG-ut”, rrugës për në Elbasan. Pamjet e tregojnë qartë se këtë fundjavë Tirana ka qenë bosh.