E reja nga Librazhdi që u kap duke tradhëtuar, ka treguar marrëdhënien me familjarët e burrit dhe familjarët e vetë.
Vajza thotë se shpenzimet për shtëpinë me qera ku banonte, ja paguante vjehrri.
Ajo shton se është shunuar edhe nga i ati i saj, i cili sipas të resë e ka rrahur në sy të policëve.
Si i ke marredheniet me babain?
Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai vazhdon dhe nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista. Nuk do që të më shoh me sy, asgjë.
Si mendon do arrish që të komunikosh me babain? Kush i shpërndau në portale?
Njerëzit e burrit i kanë çuar në faqe dhe ato i shpërndanë.
Pse duhej ky diskriminim?
Zoti e pastë me ta
Sa ke qëndruar në Librazhd në spital atë natë?
Vetëm një natë ndenja. Ndenja në oksigjen 1 orë. Më dhemb trupi i gjithë. Atje u bëra si më mirë. Më mori policia në komisariat dhe më pas fola me babain dhe e la që do më merrte. Në momentin që ishin policët, më gjuajti prapë. Erdhëm në shtëpi, filloi prapë. Atë natë nuk kam bërë qetësi.