Tornado godet ishullin italian, dy viktima dhe 9 të plagosur! Pamje apokaliptike (FOTO LAJM)

Një stuhi ere e fuqishme ka goditur një ishull të Pantelleria në Itali, duke lënë pas një situatë katastrofike.

Sipas informacioneve nga mediat e vendit fqinj, stuhia ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Po sipas burimeve atje, dëmet materiale janë të pallogaritshme, ku mjaft objekte dhe makina janë shkatërruar.

Stuhia ka ndodhur në mënyrë të papritur rreth orës 18 të datës 10 shtator, në zonën mes Campobello dhe Cala Cinque Denti.

Tromba e ajrit ka qenë aq e fuqishme sa ka shkaktuar dy viktima, që ishin në bondin e makinave të tyre dhe janë nxjerrë jashtë nga forca e madhe e stuhisë. Bëhet fjalë për një punonjës zjarrfikës 47 vjeç dhe një pensionist 86 vjeçar. Kryebashkiaku e shpalli të shtunën ditë zie./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 11:57