Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha para parlamentit.
Ajo vuri në dukje se gjatë 30 viteve nuk ka ndodhur që deputetët të përjashtohen nga parlamenti dhe të refuzohet vazhdimisht interpelanca.
Të lidhura
None found
“Kryetaren e Parlamentin e paskan fshehur sot. Kur ishin në opozitë merrnin mikrofona e artopolanta, por asnjë nuk i përjashtonte nga parlamenti. Përballja me krimin nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Përballja me fuqinë e korrupsionit, nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Mjafton që të vendosim që ky vend të mos shpopullohet më. Mjafton të vendosim të protestojmë. Ka vetëm një mënyrë, duke protestuar fiton. Duke protestuar në shesh fiton të drejtën e dinjitetit”, tha Topalli.
“Në datën 3 ne do të bëjmë protestën më të madhe. Kush lejon që të të vjedhin emrin, të të marrin vulën? Cfarë do bënte Rama nëse Berisha do ti kishte marrë selinë dhe vulën e PS-së? Ne nuk na ka vdekur as nervi politik dhe as nervi demokratik. Kërkojnë të eliminojnë opozitën. Opozitë janë të gjithë ata që nuk bien dakord me korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes”, tha Topalli. /albeu.com
