“Topa-gropa”, mitingjet partiake pritet të zbehin spektaklin e ndeshjes Teuta-Tirana

Teuta-Tirana është ndeshja që do të nisë në orën 16:00 dhe pritet të dhurojë shumë emocione. Megjithatë kjo përballje mund të ketë më pak spektakël për shkakun e fushës, me lojtarët që do ta kenë më të vështirë për ta shpalosur aftësitë e tyre.

Mitingjet partiake dhe karriget që shkelin barin e fushës e kanë kthyer “Niko Dovanën” në terrenin jo të përshtatshëm për të zhvilluar takimin. Madje në raportimin e Ylli Agës nga Durrësi fusha është quajtur për golf ose për lojën e famshme, “topa-gropa”. Përfaqësues të Federatës i kanë këshilluar lojtarëve që të stërviten pas portave për të kryer nxehmjen që të mos e dëmtonin edhe më shumë barin e fushës.

Shtuar 24.04.2021 05:04