Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Himarë me helikopter.
Ai ka zbritur në stadiumin e Himarës dhe nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në Shqipëri.
Nuk përjashtohet mundësia që Blair të ketë zgjedhur Shqipërinë për pushime, por nuk ka ende një deklaratë zyrtare.
Nga ana tjetër, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të vizitojë sot Vlorën me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Mësohet se Meloni do të vizitojë Vlorën me një mjet privat dhe bëhet fjalë për një vizitë private.
Nuk dihet nëse Rama ka organizuar ndonjë takim mes Melonit dhe Blair, por mbetet për tu parë.
Sakaq, ai nuk ka ngurruar të shprehë vlerësimin e tij për Melonin gjatë intervistave të dhëna së fundmi për mediet italiane.
Kreu i qeverisë e ka cilësuar homologen e tij si trashëgimtare të një tigri./Albeu.com/