Doshi surpriza e zgjedhjeve! Kaq shqiptarë i besuan votën, rrëmben 2 mandate në qarqet e rëndësishme

Supriza e zgjedhjeve të 25 Prillit është partia PSD e Tom Doshit. Ndërkohë që sapo kishte nisur numërimi, kryetari Tom Doshi dha dorëheqjen nga kandidimi i tij duke ia lë mandatin kandidatëve në listë.

Deri në këto momente, ora (15:00), Tom Doshi ka siguruar 2 mandate dhe 15 mijë e 337 vota nga shqiptarët. Në këtë mënyrë PSD, deri tani është partia e katërt më e votuar në vend.

Gjatë një interviste për mediat ai deklaroi se nuk do të ishte pjesë e Kuvendit shqiptar por do të qëndronte kryetar i partisë së tij.

I pyetur se kujt do t’ia bashkëngjiste mandatet e tij, ai deklaroi se nuk do të bënte kurrë koalicion me Bashën por kërkoi një bashkëpunim me PS. /albeu.com/

 


Shtuar 26.04.2021 15:17