Tokë “e shkretë”, thahet baseni i hidrocentralit të Banjës (FOTO LAJM)

Liqenet e Gramshit ndoshta nuk mund të quhen më të tilla.

Uji që normalisht duhet të ishte pamja kryesore, ja ka lënë vendin thatësirës.

Në pamjet e siguruara nga LSA, vendi duket njësoj si një shkretëtirë, ku toka është e thatë.

Pra baseni i hidrocentralit të Banjës është kthyer tashmë në një hapsirë boshe ku toka është e plasaritur./albeu.com/