Tmerrohen banorët, gjejnë 46-vjeçarin të varur në pemë

Një 46-vjeçar është gjetur i varur në një pemë, në komunitetin e Kotroni Trikala të Greqisë.

Sipas informacioneve të Trikalanews.gr, ngjarja ka ndodhur pasdite dhe dëshmitar ka qenë një banor i fshatit, i cili ka parë 46-vjeçarin të varur në një pemë, në një fushë, pak jashtë fshati.

Policia ka mbërritur menjëherë në zonë dhe po heton rrethanat e vdekjes së tij. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një skenar vetëvrasjeje.


Shtuar 2.08.2023 23:38