LUFTA/ Izraeli rihap tubacionin e ujit në Gaza për banorët, pasi e kishte mbyllur për 1 javë

Izraeli raportohet se ka rihapur tubacionet e ujit në Gazën jugore pas një jave bllokadë, sipas Sky News.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CNN në një intervistë se zyrtarët izraelitë e kishin informuar atë se rrjeti ishte rikthyer sërish.

Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pas një sulmi të papritur nga Hamasi fundjavën e kaluar, duke vrarë qindra izraelitë dhe duke marrë peng dhjetëra të tjerë.

 


Shtuar 15.10.2023 16:59