Tmerr në SHBA, nëna abuzoi s*ksualisht me vajzën e saj 10-vjeçare dhe “ftoi” një pedofil të bënte të njëjtën gjë

Akuzat kundër një nëne 37-vjeçare në SHBA , e cila jo vetëm abuzoi seksualisht me vajzën e saj 10-vjeçare, por dyshohet se kishte planifikuar të “ftonte” një pedofil, kanë tronditur opinionin publik në SHBA.

Elizabeth Spaeth u arrestua në shtator pasi ajo pranoi se kishte bërë seks me vajzën e saj të mitur “disa herë”, sipas San Antonio Express News.

I fejuari i saj 35-vjeçar, Garrett Andrew Bailey, akuzohet gjithashtu për abuzim seksual pasi 37-vjeçarja i tha policisë se i kishte dhënë leje për të ngacmuar vajzën e saj të paktën tre herë.

Nëna 37-vjeçare që u arrestua për abuzim seksual me vajzën e saj

Së bashku me çiftin, oficerët që trajtuan rastin arrestuan edhe 40-vjeçarin Jarrod Kirkus, të cilit 37-vjeçarja i kishte dërguar mesazhe përmes Snapchat për të dhunuar vajzën e saj , duke i thënë se do t’i linte vetëm në shtëpi.

Rasti ka nisur të zbardhet më 1 gusht, kur policia, pas një thirrjeje, gjeti Kirkusin dhe 10-vjeçaren në banesën e 37-vjeçares, ndërsa ndaj 40-vjeçarit ishte në pritje një urdhër arresti për trafikim të pornografisë së fëmijëve.

Pedofili 40-vjeçar të cilën 37-vjeçarja e “ftoi” për të dhunuar vajzën e saj

40-vjeçari ishte dënuar më parë për sulm seksual ndaj një të mituri dhe posedim të pornografisë për fëmijë.

Kur policia përcaktoi se nuk kishte asnjë lidhje mes Kirkus dhe fëmijën, ata vazhduan hetimin, gjë që i çoi te 37-vjeçarja Spaeth, e cila pranoi se kishte organizuar takimin e pedofilit me vajzën e saj.

Partneri i saj 37-vjeçar i cili gjithashtu u arrestua për abuzim seksual me vajzën e vogël

Sipas shkresave të lëndës, abuzimi seksual ndaj vajzës ka nisur që në moshën 8-vjeçare. Pas arrestimit të 37-vjeçares, si 10-vjeçarja ashtu edhe një fëmijë tjetër u larguan nga shtëpia që ndanin me Spaeth./Albeu.com


Shtuar 13.10.2023 07:51