Një ngjarje e rëndë është shënuar në Heidelberg të Gjermanisë. Një person i armatisur ka hyrë në një sallë leksioni dhe ka qëlluar mbi studentët që ndodheshin aty. Mësohet se autori, i cili ishte dhe vetë studentë në atë shkollë ka vdekur, por nuk dihet si.
Sipas BBC kanë mbetur disa të plagosur nga ngjarja, ndërsa shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në zonën e Neuenheirmer Feld të qytetit.
Ende nuk dihet sa persona janë plagosur, ndërtsa policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën në mënyrë që punonjësit e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës të mund të lëvizin lirshëm.