Gledian Llatja i jep tender 216 mijë dollarë biznesmenit të arrestuar

Vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit, një tjetër skandal i kryabshkiakëve socialistë është publikuar në media.

Këtë herë bëhët fjalë për krybashkiakun e Elbasanit, Gledia Llatja, i cili ka dhënë 216 mijë dollarë tender për rikonstruksionin e rrugës në lagjen 11 Nëntori në Elbasan, biznesmenit i cili vetëm pak ditë para shpalljes fitues i projektit u arrestua nga policia dhe u la në “arrest shtëpie” për korrupsion në tenderin për të cilin ndodhet në burg kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.

Burime për panorama.al bëjnë me dije se basjkia e Elbasanit hapi tenderin për rikonstruksionin e rrugës në lagjen “11 nëntori” në më pak se 3 muaj para zgjedhjeve lokale. Fondi limit i caktuar nga Bashkia për asfaltin para zgjedhjeve ishte rreth 221 mijë dollarë.

Thirrjes së Bashkisë për tenderin iu përgjigjën tri kompani, konkretisht kompania “BE – IS” SH.P.K, “BAJRAMI N.” Sh.p.k dhe “ERGI” sh.p.k.

Por komisioni i vlerësimit në Bashkinë e kryebashkiakut Llatja ka përjashtuar dy kompanitë e tjera konkurente dhe la të vetme në garë kompaninë Be-SI SHPK me ofertë 216 mijë dollarë.

Administratori i kompanisë që fitoi tenderin me ofertë 216 mijë dollarë rezulton të jetë shtetasi Kastriot Ibrahimaj. Ky i fundit u arrestua në operacionin që u vu në pranga edhe ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla. Ibrahimaj u akuzua nga prokuroria për korrupsion dhe falsifikim

Kujtojmë se  sipas hetimeve të SPAK-ut, iAlla si dhe zyrtarët e tjerë kanë bërë disa shkelje gjatë një tenderi në prill të vitit 2021, për rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Tenderi u fitua nga dy kompanitë: “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Sipas SPAK-ut dy kompanitë në fjalë kanë paraqitur vetëm dokumentacionin, ndërsa punimet janë kryer nga kompania “OE 2AF Albania shpk”, e cila drejtohet nga Aqif Konesha, që ka lidhje shoqërore me kryetarin e bashkisë.

Drejtuesi i kësaj kompanie, Aqif Konesha dhe dy administratorë të tjerë po ashtu janë arrestuar, ndërsa dy zyrtarë të tjerë të kompanive janë lënë në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se proçedura e prokurimit dyshohet se është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjet.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e arrestuar, përfshirë kryetarin e Bashkisë dhe nënkryetaren kanë favorizur një firmat pjesëmarrëse në tender. Lefter Alla, mori detyrën e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e muajit qershor të vitit 2019, si kandidat i Partisë Socialiste.

Sipas hetimeve të SPAK-ut,  Alla si dhe zyrtarët e tjerë kanë bërë disa shkelje gjatë një tenderi në prill të vitit 2021, për rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Tenderi u fitua nga dy kompanitë: “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Sipas SPAK-ut dy kompanitë në fjalë kanë paraqitur vetëm dokumentacionin, ndërsa punimet janë kryer nga kompania “OE 2AF Albania shpk”, e cila drejtohet nga Aqif Konesha, që ka lidhje shoqërore me kryetarin e bashkisë.

Drejtuesi i kësaj kompanie, Aqif Konesha dhe dy administratorë të tjerë po ashtu janë arrestuar, ndërsa dy zyrtarë të tjerë të kompanive janë lënë në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se proçedura e prokurimit dyshohet se është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjet.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e arrestuar, përfshirë kryetarin e Bashkisë dhe nënkryetaren kanë favorizur një firmat pjesëmarrëse në tender.

Lefter Alla, mori detyrën e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e muajit qershor të vitit 2019, si kandidat i Partisë Socialiste.

/albeu.com/