Tjetër incident në një kopsht në Elbasan, 5-vjeçarja përfundon në spital

Një vajzë 5-vjeçare është dërguar në spital për të marrë mjekim pasi është dëmtuar në kopësht. Mësohet se e mitura ka rënë aksidentalisht në ambientet e kopshtit dhe është dërguar për mjekim. Pasi mori mjekim, e mitura është dërguar në shtëpi me familjarët.

Njoftimi i Policisë:

Në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj.


Shtuar 18.11.2023 14:37