Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit.
Drejtuesja e automjetit tip “Fiat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku më pas është përplasur me trafikndarëset.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar 57-vjeçari Aleksandër Prifti, babai i drejtueses së mjetit.
I lënduari është dërguar në spitalin e Sarandës, më pas është nisur drejt Traumës në Tiranë.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.