Tjetër aksident në Shqipëri, makina përplas në rrugë çiklistin, 60-vjeçari përfundon me urgjencë në spital

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugët e shqipërisë. Një orë më parë një automjet ka përplasur një 60-vjeçar që ishte duke ecur me biçikletë në qytetin e Fierit.

Pas përplasjes 60-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P. S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier. Si pasojë e përplasje është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/AlbEu.com/


Shtuar 10.03.2023 20:35