Një 18-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë dhe humbi jetën pak çaste më pas.
Nga informacionet e para mësohet se ka pasur një konflikt mes disa të rinjsh.
18-vjeçari, i identifikuar si Aureljo Dervishi, ka marrë plagë thike, por nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve. Nga dëshmitë e grumbulluara deri tani nga grupi hetimor rezulton se shkak për ngjarjen ka qene një komunikim me fjalë banale mes dy grupeve të të rinjve.